Arrestime në Komisariatin nr.2 (09 Nëntor 1998)
Forcat policore të Komisariatit nr 2 në Tiranë, kanë kaluar një fundjavë të ngarkuar me ngjarje dhe arrestime. Të shtunën pasdite, dy persona të maskuar kanë grabitur 22 milionë lekë të vjetra të një qytetari nga Kombinati i cili edhe është qëlluar. Disa orë më pas grabitësit të cilët kanë qënë të dënuar më parë janë arratisur. Dje është kapur gjithashtu dhe një 18-vjeçar i cili rezulton të jetë grabitësi i disa materialeve në insitucionet shtetërore gjatë 14 Shtatorit. Në komisariatin 2 janë bllokuar gjithashtu dhe disa makina që janë vjedhur me armë, apo janë përdorur nga banda për krime të ndryshme.
Pamje policia komisariati nr.2./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili