Arrestime në Rinas – (22 Shkurt 1999)


Arrestime në Rinas – (22 Shkurt 1999)

23:55 22/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një oficer i lartë i komandës së policisë në aeroportin e Rinasit është bashkëpuntor në hyrjen e paligjshme të shtetasve të huaj në Shqipëri. Sot paradite me urdhërin e drjtuesve të policisë së Tiranës është kërkuar largimi nga puna dhe ndjekja penale për një ish-efektiv të forcave të rendit pranë aeroportit të Rinasit.

Oficeri i policisë mësohet të ketë favorizuar në hyrjen pa dokumenta të rregullta të disa shtetasve të huaj mes të cilëve veçohn disa kurdë. Ditët e fundit në aeroportin e Rinasit janë shtuar rastet që me linja të ndryshme ajrore kanë zbritur disa shtetas të huaj të cilët edhe pse pa dokumenta kanë tentuar të futen në shqipëri për të kaluar më pas Adriatikun me ndihmën e dhënë nga persona brenda policisë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme