Arrestime në Tiranë, vrasja e policit – (19 Qershor 1999)


Arrestime në Tiranë, vrasja e policit – (19 Qershor 1999)

13:48 19/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Janë arrestuar mbrëmë nga policia katër persona të cilët janë akuzuar për vrasjen e dy shtetasve, njëri prej të cilëve Azem Meshini punonjës policie. Të arrestuarit që kërkoheshin nga policia që nga 4 Qershori janë Erion Veizi, Enton Tahiri, Shpëtim Lala 29-vjeç dhe Xhevahir Muça 35-vjeç.

Sipas zëdhënësit të Drejtorisë së Policisë Tiranë të arrestuarit akuzohen për vrasjen e policit Azem Meshini më 4 Qershor pranë shinave të trenit. Ndërsa dy të akuzuarit Veizi dhe Tahiri akuzohen dhe për vrasjen e shtetasit Dardan Gostivari i cili ishte vrarë një ditë para policit.

Sipas burmieve të policisë janë arritur të sekuestrohen tre automatike kallashnikov, me të cilët të akuzuarit kanë kryer krimet, fisheke, jeleke antiplumb dhe është bllokuar autovetura e të akuzuarit Muça me të cilën mendohet të jenë kryer të dy krimet.

Ndërkohë sipas statistikave të policisë moshat e reja që janë të papunë përbejnë 70% të autorëve të krimeve që janë kryer në Tiranë dhe që janë mundur të zbulohen nga policia./tvklan.al






Të ngjashme