13:02 12/03/2014Dalin të tjera detaje nga arrestimi i bujshëm i një dite më parë ku 7 persona u vunë në pranga të akuzuar për terrorizëm.U janë dashur mbi 10 muaj hetime specialistëve të Prokurorisë për krime të rënda në Tiranë të lokalizonte vendet ku sipas tyre dërgoheshin ushtarë për të luftuar në Siri.Burime nga organi i akuzës thanë se autoritetet shqiptare u njoftuan nga shërbimet e huaja për këtë aktivitet.Një ditë më parë 7 persona u arrestuan, mes tyre dy imamë të vetëshpallur. 5 të tjerë u shpallën në kërkim ndërsa operacioni u zhvillua në 4 qytete të vendit: Tiranë, Elbasan, Pogradec dhe Librazhd.Për këtë çështje reagoi edhe Komuniteti Musliman Shqiptar që nuk i konsideroi pjesë të tij imamët e arrestuar ndërsa u bëri apel besimtarëve që të qëndrojnë larg luftës në Siri.