Arrestimet në Durrës – (17 Gusht 1999)


Arrestimet në Durrës – (17 Gusht 1999)

18:34 17/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Policia durrsake arreston anëtar të një bande lokale. Sot në mëngjes pas një aksioni të gjerë, forca të policisë së rendit dhe asaj kriminale të ndërhyrjes së shpejtë të drejtorisë së policisë së Durrësit kanë arrestuar anëtarët e një bande autor të shumë veprave penale. Sokol Murati, Leonard Murati, Edlir Balliu, Aleksandër Merkuri, Eugen Ismaili, Altin Bejtaga, Klodjan Cerkani, Ridvan Kollçaku dhe Enkeleid Qyrjaku kanë rënë sot në prangat e policisë.

Aksioni tepër sekret i arrestimeve te tyre është bërë nga policia pa dhënë më parë as shenjën më të vogël se dyshoheshin dhe survejoheshin nga agjentët secret. Policia durrsake i ka arrestuar të rinjtë në shtëpitë e tyre dhe nuk kanë hasur në asnjë rezistencë. Në shtëpitë e sapo të arrestuarve policët kanë gjetur armë të ndryshme. Gjithashtu kanë gjetur sasira të mësha lekësh apo floriri të vjedhur nga ata në dyqanet e Durrësit.

Sipas policisë durrsake anëtarët e kësaj bande akuzohen si autorë të disa vrasjeve, më e bujshmja është sigurisht vrasja e zvendës kryekontrollorit të shtetit për prefekturën e Durrësit, Myftar Gjonçaj dhe plagosjen e gruas së tij në Maj të këtij viti. Gjithashtu dy vëllezrit Murati, Balliu, Merkuri, Ismajli etj akuzohen dhe për vrasjen e Nuri Ilmiut dhe Muhamet Allushit për dy plagosje dhe grabitje, vjedhje me dhunë të shumë dyqaneve dhe të Bankës së Kursimeve në doganë.

Pas arrestimit blic të të rinjve durrsak brenda 30 minutave është marrë dhe masa e arrestit për ta sigurim në qelitë e burgut. SHumë shpejt pritet që Gjykata e Durrësit, të nis procesin ndaj bandës dhe të arrestuarve më të fundit, gjykatë e cila po shndërohet me dosjet më të rëndësishme në vend./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme