Arrestimet në Gjirokastër – (29 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
112 vetë të arrestuar në tre muajt e fundit në Prefekturën e Gjirokastrës. Këtë shifër e ka bërë sot të njohur për mediat Drejtori i Policisë Pjerin Ndreu, i cili ka theksuar se të arrestuarit kanë kryer vepra të ndryshme penale, si vrasje, plagosje, grabitje me armë e të tjerë. Në këtë analizë drejtori Ndreu ka vënë në dukje se gjatë periudhës tre mujore janë ndaluar grupi vrasës i lagjes “Punëtori”, ai i fshatit Lazarat, autorët e masakrës së Glinës etj.
Për herë të parë është zbuluar dhe arrestuar nga policia e kësaj prefekture një grup trafikantësh droge duke eleminuar një nga kanalet e trafikut të narkotikëve nëpërmjet tërritorit shqiptarë. Ndërkohë që është intensifikuar lufta ndaj trafikut të klandestinëve.
Por një nga sektoret më problematike mbetet ai i krimit ekonomik, ka theksuar Drejtori Pjerin Ndreu, duke paralajmeruar se së shpejti do të ketë goditje të fuqishme në disa subjekte të spikatura në këtë fushë. Policia po punon për një situatë më të qetë dhe më shumë rend në të gjithë territorin e Prefekturës së Gjirokastrës./tvklan.al