Arrestimi i 2 inspektorëve të AKU-së, Peleshi: Bashkëpunim me një fabrikë që falsifikonte produkte


Arrestimi i 2 inspektorëve të AKU-së, Peleshi: Bashkëpunim me një fabrikë që falsifikonte produkte

18:00 30/03/2018

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, ka njoftuar përmes një konference për shtyp se janë arrestuar dy inspektorë të Agjencisë Kombëtarë të Ushqimit në Shkodër, e po ashtu 3 persona të cilët ushtronin aktivitet të paligjshëm në prodhimin dhe falsifikimin e produkteve ushqimore.

Rasti është konstatuar pas denoncimeve të bëra pranë autoriteteve, ku pas hetimit administrativ rezultoi se grupi i kontrollit kishte shkuar në këtë fabrikë dhe kishte konstatuar se çdo gjë rezultonte në përputhje me ligjin, por pas rikontrolleve ka rezultuar e kundërta.

Në denoncimin e rasteve ku abuzohet me sigurinë ushqimore prej disa javësh janë përfshirë dhe shërbimet  inteligjente. Ministri Peleshi tha se nuk është qëllimi që këto masa të përhapin panik, por nuk do të ketë tolerancë për askënd që abuzon me jetën dhe shëndetin e konsumatorit.

Tv Klan






Të ngjashme