Arrestimi i 6 turqve, reagon Fetullah Gylen
Për arrestimin dhe deportimin e 6 turqve në Kosovë, të akuzuar si përkrahës të organizatës FETO, ka reaguar për herë të parë edhe kleriku në arrati Fetullah Gylen.
Armiku më i madh i Presidentit turk Erdogan, e ka quajtur banditeske mënyrën e kapjes së turqve.
“Banditët po rrëmbejnë njerëz në Kosovë. Ky është banditizëm i pastër. Diku i vrasin, diku i lënë pa zot në mal. Këta kanë bërë veprime që nuk u janë bërë as tradhtarëve që kanë pushtuar Stambollin në të kaluarën
”, tha Gylen.
Tv Klan