Arrestimi i Balilit, Manjani i lë “topin” Tahirit
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka hequr nga vetja kritikat e ambasadorit amerikan, Donald Lu, në lidhje me mos arrestimin e Klement Balilit, i akuzuar për trafik droge.
Në një reagim, numri një i drejtësisë ka thënë se me këtë çështje është luajtur ping¬-pong mes institucioneve dhe se ligji përcakton qartë se kush i bën arrestimet.
“Mbështes plotësisht shqetësimin e shprehur ditën e djeshme nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Lu në lidhje me mos arrestimin e shtetasit Klement Balilit. Gjej rastin t’ju informoj, se sikurse edhe mund të jeni në dijeni prej 7 muajsh dhe në mënyrë të përsëritur e kam shprehur dhe publikisht këtë shqetësim. Mostrajtimi apo trajtimi i gabuar i kësaj çështje nuk mund t’i barazojë institucionet e shtetit në përgjegjësi dhe as të luhet “ping¬p0ongu” i radhës. Ligji shqiptar përcakton qartë se kush arreston, kush ndalon, kush akuzon dhe kush dënon persona të përfshirë në shkeljet e ligjit. Ministri i Drejtësisë vetëm ndihmon me transmetim letër porosish dhe/ose përkthim zyrtar të dosjeve. Këtë detyrë e kemi bërë në kohë record”
, ka thënë Manjani.
Një ditë më parë ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, nuk i ka kursyer akuzat e drejtpërdrejta për politikanët në dështimin e arrestimit të Klement Balilit./ tvklan.al