Arrestimi i biznesmenit në Gjermani, policia jep detaje


Arrestimi i biznesmenit në Gjermani, policia jep detaje

20:21 01/02/2018

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për arrestimin e biznesmenit shqiptar, Adrian Xhillari, në Frankfurt të Gjermanisë. 

“Në datë 1 shkurt 2018, Zyra Qëndrore Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Wiesbadeni/Gjermani, kanë arrestuar në Frankfurt me qëllim ekstradimi në Shqipëri, Adrian Xhillarin, 52 vjeç, banues në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana më datë 7 janar 2016, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur caktimin e masës se sigurisë “Arrest ne burg” për veprën penale të “Kontrabandë me mallra që paguajne akcize”,

thuhet në një njoftim për mediat

.

Gjatë vitit 2015, Xhillari duke qenë administrator i kompanisë “Tea Construction&Petrol sh.a.” në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer transportin fiktiv të 4.466.855 litra të artikullit naftë virgin duke i shkaktuar dëme të mëdha buxhetit te shtetit, sqaron më tej policia.

/tvklan.al






Të ngjashme