Arrestimi i djalit të deputetit, reagon Rama: Ne mbështesim drejtësinë


Arrestimi i djalit të deputetit, reagon Rama: Ne mbështesim drejtësinë

15:10 30/09/2018

Pas arrestimit të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, ka reaguar Kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë thirrje që hetimet të vazhdojnë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri thotë se qeveria mbështet drejtësinë në mënyrë të barabartë, edhe kur bëhet fjalë për djalin e një deputeti të Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë nuk kursen as kritikat për qeverinë paraardhëse, të cilën e akuzon se sot në opozitë po përdor për politike vajzën e dhunuar.

“Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë,ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë. Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund”

.

Rexhep Rraja u arrestua nga policia pasi Gjykata e Krujës vendosi arrest me burg për ushtrim dhune ndaj 25-vjeçares Xhisila Maloku. /

tvklan.al






Të ngjashme