Arrestimi i Gjuriç, Lista Serbe del nga Qeveria e Kosovës


Arrestimi i Gjuriç, Lista Serbe del nga Qeveria e Kosovës

16:05 27/03/2018

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ka thënë se Lista Serbe do të dalë nga Qeveria e Kosovës pas arrestimit një ditë më parë të Marko Gjuriç.  Sipas tij, Qeveria në Prishtinë më nuk do të ketë mbështetjen e Listës Serbe dhe se “shqiptarët tani do të bashkohen rreth interesave të veta”.

Largimin nga Qeveria e Kosovës, kreu i Listës Serbe e bëri nga Beogradi pas takimit që zhvilloi me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.Një ditë më parë, shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Gjuriç u arrestua nga policia kosovare pasi hyri pa leje në Mitrovicë. /

tvklan.al






Të ngjashme