Arrestimi i mafiozit italian – (28 Korrik 1999)


Arrestimi i mafiozit italian – (28 Korrik 1999)

21:19 28/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Mister fati i shqiptarit të arrestuar dje nga Forcat Speciale bashkë me mafiozin Italian Xhuzepe Mola. Forcat e anti-krimit shqiptar dhe kolegët e tyre Italian, këta të fundit të cilët hartuan edhe operacionin e kapjes i arrestuan objektivët e tyre sapo ata po hynin në aeroportin e Rinasit.

Pas disa orësh me një helikopter special, kryemafiozi Puliez i Sacra Corona Unitas Mola dërgohet për në Bari. Ndërsa për të arrestuarin tjetër ky i fundit shqiptar gjithçka u mbajt sekret. Supozohet që ai të jetë thjesh një shofer taksie ashtu siç mendohët që ai të jetë një bashkëpuntor i mafiozit Italian me të cilin mund të ketë patur plane konkrete.

Oficerët e interpolit shqiptar dhe atij Italian po vazhdojnë hetimet e tyre duke ushtruar seanca të shpeshta pyetjesh me të por deri tani gjithçka mbahet sekret për të dhënat e sakta mbi shqiptarin misterioz që dyshohet si bashkëpuntor i kapos së Pulias./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme