Arrestimi për “Rinasin”, Rama: Ngushtohet rrethi i keqbërësve
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama, pas arrestimit të një tjetër autori të dyshuar si të përfshirë në grabitjen e 9 Prillit në aeroportin e Rinasit.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter, Rama, shkruan se rrethi i keqbërësve po ngushtohet dhe se Policia e Shteti ka shkuar në një tjetër nivel.
Reagimi i Edi Ramës:
Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete.
/tvklan.al