6 këshilltarë bashkiakë të Kukësit paditin policinë dhe prokurorinë
Gjashtë këshilltarë të këshillit bashkiakë të Kukësit kanë ngritur pasi ndaj prokurorëve dhe policëve që kanë lëshuan dhe ekzekutuan urdhër-arrestet pas protestës së dhunshme të së shtunës në Kalimash.
Në padi thuhet se policët dhe prokurorët kanë konsumuar 4 vepra penale, të kryera në bashkëpunim si “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”. Në padinë e 6 këshilltarëve kuksiane thuhet se ndalimet janë kryer sipas metodave që ndjekin regjimet totalitare, nga ora 2 deri në 3 e 30 e mëngjesit duke shkelur të gjitha standardet dhe parimet që sanksionohen në Kushtetutë. Ata e thonë se arrestimet janë të motivuara politikisht pasi protestuesit janë ndaluar pa u zyrtarizuar urdhri i ndalimit nga Prokuroria. Gjatë mëngjesit të sotëm familjarë dhe qytetarë janë grumbulluar përpara drejtorisë së policisë së Tiranës të cilët kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve. Tv Klan