Arrestohen 2 punonjës të policisë në Rinas


Arrestohen 2 punonjës të policisë në Rinas

10:00 29/09/2018

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në zbatim të vendimit të Gjykatës, kanë arrestuar 2 punonjës të policisë, me shërbim në komisariatin e Rinasit. Ata janë Almir Doda, 42 vjeç dhe Edmond Llaçini, 34 vjeç, nga Tirana.

“Arrestimi u krye pas një hetimi disamujor me metoda speciale, pasi dy efektivët e policisë dyshoheshin se ishin përfshirë në veprimtari antiligjore, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke ndihmuar persona të ndryshëm për kalimin e kufirit, në kundërshtim me procedurat ligjore”,

 thuhet në një njoftim të Ministrisë së Brendshme.

Për të dy efektivët e policisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”. Akuzat e ngritura ndaj tyre janë “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Hetimet për rastin vijojnë.

/tvklan.al






Të ngjashme