Arrestohen 2 shqiptarë në Padova me 30 kg heroinë
2 shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane, gjatë një operacioni antidrogë në rrethinat e Padovas. Karabinierët sekuestruan 30 kg heroinë dhe zbuluan një laborator ku droga përpunohej dhe më pas shpërndahej në tregun narkotik të Padovas, Viçencës dhe Venecias.
Sipas mediave italiane, hetimet nisën pas konstatimit të policisë se është rritur ndjeshëm trafiku i drogave të rënda në rajonin e Venetos.
Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë të moshës 41-vjeç dhe 34-vjeç, të dy me banim në Viçenca.
Tv Klan