Arrestohen 3 persona për sherrin në zyrën elektorale në Bërxullë
Tre persona që u konfliktuan në një zyrë elektorale në Bërxullë të Tiranës, janë arrestuar në Vlorë. Policia bën me dije se Ali Sula 40 vjeç, Naim Picari 42 vjeç dhe Xhaferr Sera 54 vjeç u konfliktuan përballë lokalit të shtetasit G.Gj., ambient i kthyer në zyrë elektorale për një subjekt politik.
Nga sherri mes tyre mbeti i plagosur Ali Sula, i cili u qëllua me mjete prerëse, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga nenet 325, 328, 238/a, 274 dhe 89 të Kodit Penal.
/tvklan.al