Arrestohen 33 pjesëtarë të një bande ruse që vepronte në Nju Jork
Autoritetet amerikane kanë arrestuar 33 pjesëtarë të një organizate që punonte jashtë qytetit të Nju Jorkut dhe kishte shtrirë ndikimin në SHBA dhe ndërkombëtarisht.
Zyra e Prokurorit në Nju Jork njoftoi se të arrestuarit ishin pjesë e një “sindikate ruse të krimit të organizuar” që trafikonin drogë dhe produke të vjedhura.
Sipas dosjes hetimor, rezulton se të dyshuarit kanë qenë të angazhuar edhe në zhvatje, vrasje me pagesë dhe mashtrim me karta krediti.
Hetuesit amerikanë sqarojnë se të arrestuarit kanë pasur lidhje të fuqishme me Rusinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
/tvklan.al