Arrestohen 5 policë të burgut të Peqinit
Nuk raportuan futjen e një celulari në qeli
5 punonjës të policisë së Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin janë arrestuar për shpërdorim detyre. Policët e burgut të arrestuar, nuk raportuan gjetjen e një celulari të një të burgosuri të cilin e kishte fshehur në rroba bashkë me kartën SIM.
Ky i fundit kishte kaluar tre kontrolle, nga transferimi i Institucionit të Burgut të Sigurisë së Lartë të Peqinit në burgun e 313 në Tiranë, me celular me vete.
Tv Klan