Arrestohen 6 shqiptarë në Francë


Arrestohen 6 shqiptarë në Francë

18:30 14/06/2018

Policia franceze ka arrestuar gjashtë shqiptarë të cilët janë pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të heroinës. Autoritetet ishin vënë në dijeni për një ngarkesë që ishte nisur nga Belgjika dhe do të mbërrinte në Isere. Pesë persona u arrestuan, të cilët udhëtonin me makinë.

Një person i gjashtë u arrestua si pritësi i ngarkesës. Të gjashtë u arrestuan, ndërsa dy prej tyre do të hetohen në gjendje të lirë. Policia sekuestroi 3 kilogramë heroinë, e cila u transportua me makinë drejt Francës.

Sipas hetimeve të autoriteteve franceze, të arrestuarit punojnë për një rrjet kriminal shqiptar me bazë në Zvicër. Ky grup kontrollon tregun e heroinës në Gjenevë dhe synon të shtrihet edhe në Lyon, Grenoble, Saint-Etienne. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë të ditur.

/tvklan.al






Të ngjashme