Arrestohen 8 pjestarët e grupit të vjedhjeve
Strukturat e Policisë së Kavajës kanë vënë në pranga 8 persona, pjestarë të një grupi të strukturuar kriminal me tendencë vjedhjen e pasurisë.
Nga hetimet e bëra dhe nga Drejtoria e Policisë në kryeqytet rezulton se 8 pjestarët e grupit në kohë të ndryshme në qytetin e Kavajës, si dhe në zonën e bregdetit, kanë realizuar një sërë vjedhjesh të lokaleve, banesave dhe bizneseve të ndryshme.
Gjithashtu grupit i janë faturuar pas dokumentimit ligjor të provave, vjedhja e disa automjeteve në pronësi të shtetasve të ndryshëm.
Tashmë të tetë pjestarët e grupit janë nën masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa pritet dhe dokumentimi i një sërë vjedhjesh të tjera të kryera nga të ndaluarit.
Tv Klan