Dy adoleshentët dhunojnë të moshuarën


Dy adoleshentët dhunojnë të moshuarën

09:15 29/01/2021

Vajza 16-vjeçare hyn me dhunë në shtëpi për ta grabitur

Një vajzë e mitur, 16 vjeçe ka dhunuar dhe grabitur një grua 64-vjeçare në Lushnje e cila jetonte e vetme në një banesë përdhese, në lagjen 18-tetori. Viktima e ngjarjes Lumturie Zelo, tregon se e mitura ka arritur të futet në banesë duke gënjyer se ishte e sëmurë e kishte nevojë për ndihmë.

Trokiti në derë, hë më bir i thash unë ça ke. Aman tha se jam sëmurë desha një pikë ujë. Posi moj i thash unë. Nuk ma preu mendja se do bënte gjë se fëmijë. Piu ujin, dhe kur më dha gotën nxori sprajtin”.

E moshuara tregon se 16-vjeçarja e kërcënoi dhe ushtroi dhunë mbi të.

“Më kapi prej fyti, me duart prej fyti më tërhoqi zvarrë, kam një dhomë aty poshtë, më uli te divani më tha po tregove gjë do të vras. U ngjit lart te shkallët, i hapi të gjitha në tokë”. 

Në këtë ngjarje 16 vjeçarja, ka qenë e shoqëruar nga Julian Kiptiu 18 vjeç. Lumturie Zelo ka mundur të dalë nga dritarja dhe ka lajmëruar policinë e cila bëri të mundur arrestimin e dy të rinjve.

Tv Klan






Të ngjashme