
Arrestohen dy inspektorë të AKU-së
Dy inspektorë të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit u arrestuan nga Policia e Tiranës me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ata janë Alfred Mahmuti, 45 vjeç dhe Erlinda Dervishi, 31 vjeçe, inspektorë terreni në Tiranë.
“Arrestimi i tyre është bërë pasi dje pas kontrolleve të kryera nga Drejtoria e Policisë vendore në Tiranë dhe Agjencia kombëtare e Ushqimit, ka rezultuar se këta shtetas
kanë licensuar dy subjekte thertore në Tiranë në shkelje me ligjin”.
Pak ditë më parë kreu i kësaj agjencie, Dritan Sejko u shkarkua nga detyra, ndërsa në të gjithë vendin ka nisur një aksion për mbylljen e të gjitha thertoreve të paligjshme dhe ato që nuk përmbushin standardet e kërkuara.
Tv Klan