Arrestohen dyshtetas shqiptarë, shoqëronin klandesinët kurdë për të kaluar kufirin (2 Nëntor 2000)


Arrestohen dyshtetas shqiptarë, shoqëronin klandesinët kurdë për të kaluar kufirin (2 Nëntor 2000)

13:58 02/11/2000

Forcat e policisë së Komisariatit të Delvinës organizuan një aksion për kapjen e një grupi klandestinësh kurdë. Aksioni është kryer në afërsi të minierës së Dhronianit. Kurdët shoqëroheshin nga dy shtetas shqiptarë. Këta të fundit, Petro Çiçollari 24 vjeç dhe Ilirjan Hasani 21 vjeç, të dy banues në fshatin Blerimas, kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Policia ka shoqëruar në komisariat 24 klandestinët kurdë me të cilët po kryhen të gjitha veprimet proceduriale ligjore për rikthimin në territorin grek prej dhe nga kanë ardhur në vendin tonë./tvklan.al






Të ngjashme