Arrestohen ish zyrtarët e qeverisë (23 Gusht 1998)


Arrestohen ish zyrtarët e qeverisë (23 Gusht 1998)

15:06 22/08/1998

Arrestime të bujshme mbrëmë në Tiranë. Pas një mandat arresti të firmosur nga Prokuroria Ushtarake, përfunduan në pranga 6 nga ish eksponentët e Partisë Demokratike. Ish ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, ish ministri i Brendshëm Halit Shamata, ish nënkryetari i SHIK-ut Bujar Rama ish Kolonel Sokol Mulosmani dhe ish Kolonel Kreshnik Lusha.

Arrestimet u kryen në kuadër të hetimeve mbi ngjarjet e Marsit 1997. Kryeprokurori Ushtarak Aleksandër Goga në një njoftim për shtyp sqaron se akuza mbi të arrestuarit është ajo e krimeve kundër njerëzimit. Prokuroria e Përgjithshme vazhdon hetimet./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili






Të ngjashme