Arrestohen për terrorizëm dy kosovarë në Gjermani
Dy shqiptarë të Kosovës janë arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist në një qendër tregtare në Oberhausen, afër kufirit me Holandën.
“BBC” raporton se dy vëllezërit, të moshës 28 dhe 32 – vjeçare kanë lindur në Kosovë dhe janë arrestuar të mëngjesin e të premtes në Duisburg.
Në një deklaratë, policia gjermane tha se kishte rritur prezencën në qendër të qytetit pas informacioneve të shërbimeve sekrete se diçka po planifikohej nga terroristët.
Centro është një nga qendrat tregtare më të mëdha në Gjermani, me më shumë se 250 dyqane, e hapur prej më shumë se 20 vitesh.
Deri tani nuk ka asnjë të dhënë që të arrestuarit nga Kosova të kenë ndonje lidhje me sulmin e të hënës në Berlin.
Gjermania është në vigjilencë të lartë që prej të hënës, kur një terrorist hyri me kamion në tregun e Krishtlindjes, duke vrarë 12 persona dhe plagosur 49 të tjerë./tvklan.al