Arrestohen shqiptarët, po trafikonin 300 kg kokainë
Një sasi rekord prej 300 kilogramë kokainë u sekuestrua këtë të premte në portin e Roterdamit. Sipas mediave në Holandë, droga ishte fshehur brenda një automjeti që po transportohej në një kontenier. Policia holandeze arrestoi 3 persona, 2 prej të cilëve shqiptare të moshës 25 dhe 35 – vjeç. Identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur.
Siç njoftojnë prokurorët holandezë, prej ditësh në portin e Roterdamit agjentët e Antidrogës dhe të Doganës kanë ndërmarrë kontrolle të imtësishme nëpër kontenierë, me ndihmën e qenve të policisë, në sajë të këtyre aksioneve u bë e mundur edhe kapja e sasisë së madhe të dorgës që po trafikonin shqiptarët. Mësohet se kokaina vinte nga Amerika e Jugut, por nuk bëhet i ditur destinacioni.
Vlera e drogës që po trafikonin shqiptarët, vlerësohet mbi 20 milionë euro. Ditët e fundit janë sekuestruar 25 kilogramë të tjera kokainë në të njejtin port, të fshehura në kontenierë frutash.
Tv Klan