Arrestohet 27-vjeçari i që u plagos në Shkodër
Policia e Shkodrës ka mundur të identifikojë autorin e plagosjes së 27-vjeçarit V. Koçeku, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 4 Qershorit.
Autori i dyshuar është 30-vjeçari me iniciale R.Z., i cili është shpallur në kërkim për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje.
Lidhur me hetimet për këtë ngjarje, u arrestua edhe vetë i plagosuri V. Koçeku, pasi akuzohet për largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.
Kjo për shkak se 27-vjeçari ka qenë me masë sigurie “arrest shtëpie”, pasi kishte dalë me leje të posaçme për efekt të COVID-19. Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit E. D. 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta. /tvklan.al