Arrestohet 28-vjeçari në Berat, shfrytëzoi për prostitucion një 32-vjeçare
Policia ka arrestuar një 28-vjeçar në Berat, pasi akuzohet për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
Në një njoftim për mediat, autoritetet bëjnë me dije se në pranga ka rënë A. K., 28 vjeç, banues në Berat.
Ai akuzohet se për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion një 32-vjeçare.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit një shtetase 32 vjeçe”, njofton policia./tvklan.al