Arrestohet 41-vjeçari për vrasjen e dy të rinjve në kafene
Policia zvicerane ka arrestuar një burrë 41 vjeç të dyshuar për vrasjen e 2 shqiptarëve në një kafene të Bazelit në mars.
Në mbrëmjen e 9 marsit, dy persona të armatosur erdhën në “Café 56” në zonën Kleinbasel të qytetit dhe qëlluan me armë, duke lënë të vdekur 2 shqiptarë dhe një tjetër në një gjendje të rëndë.
Vrasësit u larguan menjëherë pasi kryen detyrën e tyre. Të tre viktimat ishin shqiptarë.
I dyshuari ndodhet në paraburgim.
Një komisioner nga Prokuroria e Bazelit tha për “20 Minuten”, se arrestimi është kryer javët e fundit, por jo me saktësi kur ose ku, për arsye që lidhen me hetimin.
Një i dyshuar i dytë është ende në arrati.
Motivi për të shtënat ende nuk është zbardhur dhe është subjekt i një hetimi “të vështirë dhe të gjerë”, deklaroi prokurori.
Sipas raporteve të mediave zvicerane, nuk janë sqaruar ende lidhjet e mundshme të vrasjes me bizneset e drogës.
24-vjeçari shqiptar që mbeti i plagosur në të shtënat në kafene, doli nga spitali dhe u arrestua si emigrant i paligjshëm, ai më pas u dëbua nga Zvicra./tvklan.al