Arrestohet 42-vjeçar që dhunonte motrën

Foto ilustruese

Arrestohet 42-vjeçar që dhunonte motrën

11:11 01/12/2020

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili kishte thyer vendimin e gjykatës, si dhe kishte ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Policia bën me dije se efektivët e komisariatit Nr. 3 kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të E. Dh., 42 vjeç.

Ky person, sipas autoriteteve ka thyer vendimin e gjykatës dhe shkuar në banesën e motrës së tij që ka qenë me urdhër mbrojtje dhe e ka dhunuar.

Ndërkohë po sot, Policia e Tiranës ka arrestuar dhe shoferin që shkaktoi aksidentin me një viktimë në “Mbikalimin e Golemit”

Është arrestuar E. P., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Golemit”, është përfshirë në një aksident me mjetin motor me drejtues A. Gj. dhe pasagjere shtetasen L. Gj., ku për pasojë shtetasi A. Gj. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja L. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thekson Policia./tvklan.al






Të ngjashme