Arrestohet 42-vjeçari, dhunoi policen pas parakalimit të gabuar


Arrestohet 42-vjeçari, dhunoi policen pas parakalimit të gabuar

11:09 26/08/2020

Parakaloi gabimisht dhe kur u ndalua për të marrë gjobë nuk e pranoi këtë fakt. Emanuel Vokrri, 42 vjeç, doli nga makinë dhe dhunoi një efektive të Policisë Rrugore të Lezhës.

Mësohet se 42-vjeçari po udhëtonte në aksin rrugor Lezhë-Mabë, kur iu dha shenjë nga policët që të ndalonte se kishte kryer një shkelje. Mirëpo gjoba ishte e papajtueshme për 42-vjeçarin që ka dhunuar punonjësen e policisë.

Por pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut të saj dhe të shërbimeve që shkuan në ndihmë të patrullës, 42-vjeçari u prangos dhe ndodhet në ambientet e komisariatit të policisë.

“Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë” është akuza që rëndon mbi Vokrrin. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme, njoftoi policia./tvklan.al






Të ngjashme