Arrestohet 42-vjeçari për zjarrin në Vaqarr


Arrestohet 42-vjeçari për zjarrin në Vaqarr

14:30 11/08/2017

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar që rezulton të jetë autor i zjarrvënies në fshatin Kodër Shkretë, në Vaqarr.

Ai është Festim Taku, i cili ditën e djeshme rreth orës 14:00 i vuri zjarrin një sipërfaqe toke, ku për pasojë janë djegur rreth 3 dynym tokë  (shkurre, lis, dushk) në pronësi të shtetasit M.M., 62 vjeç, banues në fshatin Vaqarr.

42-vjeçari akuzohet për shkatërrim të pronës me zjarr. /

tvklan.al






Të ngjashme