Arrestohet 43-vjeçari që dëmtonte malin e Tomorit


Arrestohet 43-vjeçari që dëmtonte malin e Tomorit

10:02 16/11/2020

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i D. B., 43 vjeç, banues në Poliçan.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerrë pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

43-vjeçari, materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme po e transportonte me mjetin tip kamion kur u konstatua nga shërbimet e pyjores. Ai nuk iu është bindur shërbimeve të zonave të mbrojtura, për kryerjen e veprimeve te tyre.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme./tvklan.al






Të ngjashme