Arrestohet 44-vjeçari, kishte mbushur makinën plot me marijuanë
Policia e Krujës ka finalizuar këtë mëngjes një operacion antidrogë dhe ka vënë në pranga një 44-vjeçar. Autoritetet njoftojnë se janë sekuestruar rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë dhe në pranga ka rënë P. L., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Operacioni është zhvilluar në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Fushë Krujës”, ku pasi një kontrolli të zhvilluar një një mjet u gjetën rreth 38 kg marijuanë të fshehura në bagazh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti “Volkswagen” dhe 2 aparate celular.
Tashmë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./tvklan.al