Arrestohet 44-vjeçari me qëllim ekstradimi në Itali
Shërbimet policore të Komisariatit Kurbin, pas informacioneve të marra në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane ,arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: H.I.,44 vjeç, banues në Kurbin
44-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Padova/ Itali ka lëshuar Urdhrin e kërkimit ndërkombëtar nr. 6731, për veprat penale”Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura” parashikuar nga nenet 61,5,7,110,648 dhe 624 të Kodit Penal Italian.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al