Arrestohet 45-vjeçari shqiptar, kishte falsifikuar pasaportën

Foto ilustruese

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar, kishte falsifikuar pasaportën

16:58 07/12/2020

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur me dokumente të falsifikuara.

Mediat në vend bëjnë me dije se 45-vjeçari me origjinë shqiptare, është prangosur teksa ishte duke udhëtuar me një mikun e tij në makinë.

Policia rrugore gjatë kontrolleve rutinë në rrugë, kishte ndaluar makinën ku po udhëtonte shqiptari dhe u kishte kërkuar dokumentet.

45-vjeçari u tregoi karabinierëve lejen e drejtimit dhe pasaportën, e cila ishte e falsifikuar. Ai u prangos dhe pas seancës në gjykatë është lënë i lirë, por policia po vijon hetimet./tvklan.al






Të ngjashme