Arrestohet 48 – vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane
Një 48 – vjeçar, i dënuar me 11 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane është arrestuar ditën e sotme nga shërbimet e Policisë Kufitare në Tushemisht.
Ai është Petrit Gjika, banues në Pogradec, i dënuar për veprën penale, pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik droge.
Burime zyrtare nga policia e Korçës bëjnë me dije se ndalimi i tij u bë në bazë të vendimit të vitit 2008 të Gjykatës së Milanos e cila e ka dënuar këtë shtetas me burg.
Pas ndalimit, autoritetet shqiptare bëjnë me dije se kanë njoftuar ZQK Interpol Tirana, për veprime të mëtejshme./tvklan.al