Arrestohet 54-vjeçari, iu sekuestruan 40 mijë Euro dhe një revolver
Dyshime për armëmbajtje pa leje dhe dhe pastrim parash janë akuzat për një 54-vjeçar të arrestuar në fshatin Dishnicë të Korçës.
Policia thotë se kishte marrë informacione në rrugë operative që 54-vjeçari posedonte armë dhe shuma të mëdha parash të pajustifikuara.
Gjatë kontrollit në lokalin dhe banesën e tij, atij iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë me mulli me 6 fishekë të cilën e posedonte pa leje, si dhe një shumë parash rreth 40 mijë Euro të padeklaruara.
I arrestuari me iniciale D.Ç dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale armëmbajtje pa leje dhe pastrim parash. /tvklan.al