Arrestohet 59-vjeçari në Kukës, do ekstradohet drejt Turkmekistanit
Një qytetar i huaj është arrestuar në Kukës, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.
Bëhet me dije se arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Turkmenistanit.
59 vjeçari M.Ç, me kombësi turke dhe banues në Kosovë u arrestua në pikën kufitare të Morinës.
“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar Interpol Ashgabat të Turkmenistanit, pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turkmenistanit, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar”, sqaron policia./tvklan.al