Arrestohet 65-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Policia e Fierit ka arrestuar një 65-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
I arrestuari me iniciale K.Xh është i dënuar në mungesë nga Gjykata e Breshias me 6 vite burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës.
65-vjeçari u arrestua nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana. I arrestuari do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin.
/tvklan.al