Arrestohet atentatori i plagosjes tek “Petro Nini” – (20 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Komisariati 2 i policisë së kryeqytetit arreston atentatorin e mbrëmshëm. Në orët e vona të darkës dje në rrugën “Perlat Rexhepi” është qëlluar me armë zjarri pronari i një lokali pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, 40-vjeçari Naim Rakipi i cili plagoset rëndë. Pas masave dhe ndjekjes së ngjarjes, policët e komisariatit 2 kanë mundur të identifikojnë autorin e plagosjes së Rakipit që tashmë ndodhet në spitalin Ushtarak pa rrezik për jetën.
Atentatori është 41-vjeçari Pajtim Kryemadhi, banor i Kryeqytetit. Gjithashtu policia ka gjetur dhe armën me të cilën ka kryer plagosjen Kryemadhi. Një automatik kallashnikov dhe dy krëra me fishek u morën nga policia si provë e ngjarjes. Motivet që detyruan 41-vjeçarin Pajtim Kryemadhi të qëlloj mbi Naim Rakipin, sipas policisë janë konflike dhe grindje familjare. Zgjidhja e së cilës është gjetur me plumbat e kallashit./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj