Arrestohet autori i vjedhjes së mjetit të përdorur në atentat


Arrestohet autori i vjedhjes së mjetit të përdorur në atentat

12:11 01/06/2016

Makina tip “Toyota” me të cilën udhëtonin autorët e vrasjes së Denis Kasës dhe plagosjes së Kelmend Kastratit dhe Elton Margaritit, në 8 janar të këtij viti në Mbrostar të Fierit, rezulton të jetë vjedhur në Lezhë.

Policia bëri me dije se ka arrestuar, gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, 29-vjecarin Kreshnik Bardhi si autor i vjedhjes së mjetit. Sipas policisë Bardhi e ka kryer vjedhjen e makinës në 09 dhjetor 2015. Ajo u përdor një muaj më vonë në vrasje dhe pas saj u dogj në një arë për të humbur gjurmët.

Kreshnik Bardhi nuk ka pranuar në polici të jap informacion se kujt ia ka shitur makinën  e vjedhur.

Burime nga policia e Fierti i thanë Televizionit Klan se, janë sekuestruar disa telefona të 29-vjeçarit nga ekspertimi i të cilëve pritet të hidhet më shumë dritë rreth autorëve të vrasjes së Denis Kasës.

Për këtë ngjarje janë arrestuar Ilir Memushaj i cili dyshohet se ka qenë në makinën e autorëve dhe agjenti i SHISH, Florian Bushi i cili kishte lidhje me Memushajn. Pas arrestimit të së mërkurës pritet të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen.

TV KLAN






Të ngjashme