Arrestohet autori i vrasjes në Elbasan


Arrestohet autori i vrasjes në Elbasan

16:44 27/11/2016 https://youtu.be/y5jkFZqqosI

Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes ndodhur pasditen e të shtunës në fshatin Gur i Zi, ku mbeti i vdekur 19 - vjeçari Gazment Sllami. Në pranga ka rënë shoku i viktimës Altin Hazizi. 

21 - vjeçari ka pranuar në polici, ku gjatë mbrëmjes së të shtunës ka qënë i shoqëruar, se ishte ai autor. Blutë kanë zbardhur dinamikën dhe motivin e ngjarjes së rëndë. Nga hetimi ka rezultuar se vrasja dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia.

Dy miqtë kishin dalë me njëri-tjetrin për gjueti. Altin Hazizi dyshohet se ka shkrepur çiften në drejtim të mikut të tij pa dashje, duke e lënë të plagosur. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes pasi e kishte zënë paniku.

[caption id="attachment_238347" align="aligncenter" width="848"]sllami Gazment Sllami[/caption]

Fillimisht Sllami ka mbetur i plagosur dhe është trasportuar drejt spitalit, por ka gjetur vdekjen gjatë rrugës.

Fshati Guri i Zi ndodhet rreth 1 orë larg qytetit të Elbasanit dhe rruga për të shkuar atje është tejet e amortizuar. Policia në vendin e krimit ka gjetur 5 telefona celularë, të cilët do të kqyren nga prokuroria.

Do të verifikohet nëse kanë qenë vetëm të viktimës dhe autorit, apo në kohen kur ka ndodhur vrasja ka patur edhe të tjerë persona aty. Për këtë arsye, policia dhe prokuroria nuk përjashtojnë dhe pista të tjera dhe numri i të shoqëruarve në komisariat ka qënë 20 persona. 

Tv Klan





Të ngjashme