Arrestohet autori i vrasjes së 32-vjeçarit në Maqellarë
Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 32-vjeçarit Elsi Kosiqi, që u ekzekutua gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Maqellarë.
Policia e Dibrës bën me dije se autori i dyshuar është Mahmut Gega nga Shupenza. Ai ndodhet i arrestuar në komisariat dhe po merret në pyetje.
Paraprakisht dyshohet se shkak i vrasjes së 32-vjeçarit Kosiqi kanë qenë konfliktet për motive të dobëta. Policia nuk ka dhënë informacione të tjera për shkak të hetimeve ende në zhvillim.
Elsi Kosiqi u ekzekutua me armë rreth orës 01:30 pas mesnatës në oborrin e shtëpisë së tij në Maqellarë. Ai sapo ishte kthyer nga Maqedonia dhe u vra kur po mbyllte portën e shtëpisë, ndërsa në vendngjarje policia gjeti dy gëzhoja kallashnikovi.
/tvklan.al