Arrestohet “babai i drogës”, Italia disa herë akuzoi Shqipërinë se e mbronte


Arrestohet “babai i drogës”, Italia disa herë akuzoi Shqipërinë se e mbronte

10:56 19/10/2016

I njohur si “babai i drogës” në Itali. Bëhet fjalë për 64-vjeçarin, Skënder Jusufi, i cili është arrestuar nga policia e Durrësit.

Për të moshuarin kishte një kërkesë nga autoritetet italiane për arrestim, pasi është dënuar me 8 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Skënder Jusufi ishte pjesë e bandës së shqiptarëve që merrej me trafikun e kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Itali e më pas në gjithë Evropën.

Madje për të ishin ankuar dhe autoritetet italiane, se shteti shqiptar po e mbron.

Veprimtaria e tij ka vazhduar nga viti 1997 deri në vitin 2008. Në vitin 2009 “Gazzetta del Mezzogiorno” ngrinte një shqetësim për të, ndërsa shkruante se fitimet e aktivitetit kriminal i ka investuar në Shqipëri. /tvklan.al






Të ngjashme