Arrestohet babai, rrahu barbarisht djalin
Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit. Novrus Kapllanaj është arrestuar në flagrancë duke ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.
Arrestimi i 53-vjeçarit u bë pasi në banesë, ndërsa po rrihte në mënyrë barbare djalin e tij, 21-vjeçarin K. Kapllanaj.
Ka qenë nënë e të riut, bashkëshortja e Novrusit, që ka njoftuar policinë.
Ndërkohë i riu ka marrë dëmtime të shumta në trup. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës” të qytetit të Fierit.
/tvklan.al