Arrestohet bariu grabitës në Kolonjë – (26 Tetor 2000)


Arrestohet bariu grabitës në Kolonjë – (26 Tetor 2000)

11:16 26/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ky i arrestuar quhet Ilir Frashëri. Ai është nga Novosela e Kolonjës. Prej dy muajsh ai punonte si bari matanë kufirit, tek një grek. Një natë ai ka marrë çiften automatike të punëdhënësit të tij, tre kafshë transporti dhe është kthyer në vendlindje. Sipas tij greku nuk i kishte dhënë paratë, menjëherë pas sinjalizimit, policia kriminale e Kolonjës, u vu në lëvizje dhe kapi Ilir Frashërin.

Pronari grek erdhi në Ersekë, për të marrë mallin e vjedhur dhe njëkohësisht për të falënderuar policinë shqiptare, gjithashtu ai shtoi se paratë ia ka paguar rregullisht bariut shqiptar. Për Ilir Frashërin u mor masa e arrestit me burg./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme