Arrestohet biznesmeni i cigareve, i sekuestrohen 27 225 Euro
Finalizohet operacioni policor i koduar "Smoking Kills". Policia e Tiranës ka vënë në pranga biznesmenin e cigareve Dashamir Ymeri, 45 vjeç. Nga ky operacion janë sekuestruar 1301 steka cigaresh të markave të ndryshme, 27 225 Euro, 55 dollarë dhe një automjet "Toyota".
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë 65- vjeçari me inicialet Rr. Sh., banues në Tiranë, shitës ambulant. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit Dashamir Ymeri për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehje të ardhurave", "Shkelje pronësisë industriale", parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/ a të Kodit Penal, ndërsa për shtetasin Rr. Sh., për veprën penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal./tvklan.al